Selektori i Shqipërisë për lojtarin nga Kosova: Na ka munguar një lojtar si ai

- Bota Sot

Selektori i Shqipërisë për lojtarin nga Kosova: Na ka munguar një lojtar si ai

Sylvinho bëri të ditur ditën e sotme listën e të grumbulluarve për 2 ndeshjet e këtij muaji. Braziliani ka ftuar 26 futbollistë, ku mes tyre ka rikthime dhe risi në listë. Në këtë grumbullim mungojnë futbollistë të rëndësishëm, për të cilët Sylvinho ka dhënë edhe arsyet e tij.

“Mungesa? Mario Mitaj ka dëmtim. Nuk luajti për disa ndeshje, u rikthye dhe shfaqi probleme. I duhet të operohet. Kedi Bare ka një dëmtim në pulpë dhe nuk mund të jetë i gatshëm. Me Elseid Hysaj kam folur dhe mund të jetë gati vetëm pas ndeshjes së Kombëtareve. Ndërkohë edhe Mirlind Daku është i dëmtuar dhe shresojmë të rikthehet sa më shpejt si për skuadrën e tij edhe për ne.

Kemi dëmtime, por edhe në kampet e tjera ka dëmtime. Kemi ndeshje të rnëdëishshme, por dueht të punojmë shumë. Anglia ka një skuadër të fortë dhe një trajner të mirë, siç është Thomas Tuchel. Ne duhet të përgatitemi shumë mirë për të përballur këtë sfidë.

Mungesa e Taulant Seferit? Në aspektin strategjik mendoj se kemi më shumë lojtar në krahun e majtë. Seferi, Hoxha, Mehmeti, Bajrami dhe Muçi etj. Seferi ka bërë mirë në Kobëtare, por ne kemi një ëndërr, po mund ta them “Duam të shkojmë në Botëror”. Ne mendojmë teknikisht dhe duam të bëjmë mirë. Një mesash për të gjithë, se janë në syrin tonë dhe janë pjesë e planeve tona.

A ke një qasje të ndryshme për të shkuar në Kupën e Botës?  Jam dakort që në 2 ite njeh lojtarër dhe mentalitetin e tyre. Ne punojmë shumë që ata të përmirësohen dhe përqendrohemi te qasja e tyre. ne kemi humbur disa ndeshje për shkak të përqendrimit dhe kemi marrë eksperiencë në Euro 2024. Përballja me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë na kanë mësuar shumë dhe ne do të punojmë shumë për t’ia dalë mbanë.

Armando Broja dhe Ardian Ismajli nuk kanë luajtur në këtë sezon, a keni siguri? Kemi punuar prej më shumë 10 ditësh me të dy lojtarët. Ismajli ka një ripërsëritje të problematikës që ka patur më parë. Broja tashmë është rikthyer dhe të 2 futbollistët janë  grumbulua rme klubin e tyre. Në momentin që do të vijnë do t’i shikojmë sërish me mjekët e Kombëtares. Kemi dis amuaj që nhuk jemi takuar dhe në do të bëjmë vlerësimet e duhura për të bërë më mirë.

Etnik Brruti, a ka presion mbi lojtarin gjithë ky debat? Duhet të shpjegoj pak punën tonë, jemi një grup që punon shumë. Unë jam përgjegjësi kryesorë, Doriva, Zabaleta, Bulku e Bushi që punojmë fort për të pikasu lojtarët. Brruti është një futbollist që na ka munguar., Kemi shumë emra në të majtë, porn ë të dhjathtë nuk kemi shumë. Rikthehet Pajaziti dhe jam i lumtur për të, teksa marrim Brrutin që është një “mëngjarash” dhe do të na bëjë punë. Sa i takon kritikave dhe situatës është vetë futbollisti që zgjedh se me kë do të luajë. Presioni është i pranishëm, pasi do të luajmë në “Ëembley” dhe të gjithë duan të luajnë në këtë stadium dhe ndaj një ekipi si Anglia.

Do të luajmë si në kualifikueset e Nations League apo si në kualifikueset e Euro 2024? Kompeticione të ndryshme dhe skuadra të ndryshme. Kemi një ëndërr për të shkuar në Botëror. Është e vshtirë, por e bukur të arrihet. Duhet të marrim sa më shumë pikë, është një grup i vështirë. Ajo që nuk duhet t ëmungojë kurrë është zemra, djersa dhe shpirti i ekipit. Në fushë duhet të hyjmë me zemër. Rregulli në këtë turne ndryshon, pasi kualifikohet vetëm vendi i parë", ka deklaruar braziliani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot