Slot: E ardhmja e Van Dijk? Do doja të qëndronte këtu,

- Bota Sot

Slot: E ardhmja e Van Dijk? Do doja të qëndronte këtu,

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, mori fjalën në një konferencë për shtyp për të analizuar sfidën ndaj Newcastle, e cila do të vendosë fituesin e “Carabao Cup”.

Trajneri i “Reds”, ndër temat e shumta që preku para ndeshjes ndaj “Magpies”, ishte e ardhmja e Virgil van Dijk, i cili ka kontratë që i mbaron në qershor: "Nuk di çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm.

E vetmja gjë që di është se dua që Virgil të jetë këtu sezonin tjetër. Gjithë pjesa tjetër nuk është ajo që bëj. Nuk merrem me kontratat në klub".

Van Dijk i mbaron kontrata më 30 qershor 2025 dhe që nga janari ka qenë i lirë të sigurojë marrëveshje me klube të tjera. Aktualisht, palët duket se janë larg, pasi mbrojtësi holandez kishte konfirmuar mundësinë e largimit që gjatë sezonit të kaluar. Pra, është e vështirë të rregullohet situata, të paktën për momentin.

Megjithatë, Liverpool-i do të bëjë gjithçka për ta zgjatur kontratën e kapitenit, por aktualisht çdo bisedë është në pritje.

Gjithashtu, pas përfundimit të sfidës me PSG-në, ku “Reds” u eliminuan me penallti, Virgil van Dijk pati një bisedë të gjatë me presidentin parizien. Nuk dihet nëse kryeqytetasit francezë do të mund ta bindin atë, ose nëse mbrojtësi holandez dëshiron të qëndrojë në “Anfield” edhe sezonin e ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot