Rojet e studentëve nuk janë duke lejuar protestuesit që janë nisur nga drejtime të ndryshme që t’i afrohen Parkut të Pionierit, ku një grup studentësh janë duke protestuar, si shenjë kundërshtimi për bllokimin e fakulteteve.
Grupi “Studentët 2.0” janë duke qëndruar në këtë park që disa ditë. Ata e quajnë veten “studentët që dëshirojnë të mësojnë”.
Ata janë mbështetur nga veteranët e një njësiti kontrovers ushtarak, krimineli i dënuar i luftës, Vlladimir Llazareviq, dhe ish-komandanti i xhandarmërisë, Goran Radosavleviq – Guri.
Emri i Gurit përmendet për vrasjen e Vëllezërve Bytyqi, prandaj Departamenti amerikan i Shtetit ia ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara./REL