Gjiganti evropian gati të paguajë klauzolën e Nico Williams

- Bota Sot

Gjiganti evropian gati të paguajë klauzolën e Nico Williams

Nico Williams vazhdon të jetë një nga sulmuesit e rinj më të pëlqyer nga top klubet evropiane.

Sulmuesi spanjoll në verë ishte prioritet i Barcelonës dhe skuadrave angleze, por vendosi të qëndroj te Athletic Bilbao.

Megjithatë duket se e ardhmja e tij është larg klubit bask, pasi shumë top klube janë vënë pas tij.

Bayern Munich ka bërë hapa para për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit anësorë.

Sport Bild ka raprotuar se lideri aktual i Bundesligës është gati të paguajë klauzolën e lojtarit e cila është 58 milionë euro.

Gatishmëri për ta paguar klauzolën e Nico Williams kanë treguar edhe skuadrat angleze si Chelsea, Arsenal e Liverpool, megjithatë Nico duket se është duke u tërhequr nga mundësia të luaj për Bayernin.

22-vjeçari këtë edicion në 36 ndeshje zyrtare ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot