Kevin Zefi vishet zyrtarisht kuqezi

- Bota Sot

Kevin Zefi vishet zyrtarisht kuqezi

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.

Kevin Zefi vishet zyrtarisht kuqezi!

uqezinjtë nisin të hënën grumbullimin për këto sfida, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar.

Tetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Më 21 mars, Shqipëria U-21 do të përballet me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00, ndërsa më 25 mars do të luajë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.

Dy miqësore të rëndësishme për skuadrën e 21-vjeçarëve dhe stafin teknik, të cilat do të shërbejnë për konsolidimin e grupit dhe evidentimin e elementeve të reja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot