Ardit Tahiri kthen ‘frymëmarrjen’ te Llapi

- Bota Sot

Ardit Tahiri kthen ‘frymëmarrjen’ te Llapi

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës. 

Llapi e mposhti me rezultat 2:0 Suharekën.

Ky ishte dueli direkt i skuadrave që luftojnë për ekzistencë.

Dy golat e Ardit Tahirit kthyen “frymëmarrjen” të Llapi.

Futbollisti Ardit Tahiri shënoi në minutën e 33-të pas asistimit të Arian Hasanit.

Suhareka kishte mundësinë që ta barazonte rezultatin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë por sulmuesi Mevlan Zeka humbi penallti.

Në minutën e 82-të portieri Avdimetaj e priti penalltinë e Tahirit por topin e rikthyer futbollisti në fjalë e futi në rrjetë, 2:0.

Pas javës së 25-të në elitën e futbollit të Kosovës, Llapi renditet në vend të tetë me 29 pikë e Suhareka bie në të nëntin (parafundit) me 29 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot