Dueli mes Elbasanit dhe Dinamos mund të quhet supersfida e javës së 30-të në Superiore. Gjithçka do të nisë në orën 18:00 në “Elbasan Arena”.
Dinamo kërkon t’i afrohet më tepër Egnatias kryesuese, teksa verdheblutë duan pikë për zonën e Final Four.
Trajnerët Gvozdenoviç dhe Ilir Daja kanë ndarë mendjen për titullarët e këtij takimi.
FORMACIONET ZYRTARE
Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Musta, Lila, A. Kasa, Dros, Qose, Lajthia, Xhoel, Tsague
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Dinamo: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Maliqi, Toli, Jonuzi, Karamba, Zabërgja, Vila, Bregu.
Trajner: Ilir Daja.