Skuadra e Bayer Leverkusenit regjistroi një fitore dramatike me shifrat 3:4 ndaj Shtutgartit në ndeshjen e javës së 26-të në Bundesligë duke hapur garën për titullin kampion.
“Aspirinat” ishin duke humbur me rezultatin 3:2 deri në minutën e 87-të.
Ndërkohë që autogoli i Stiller në minutën e 88 dhe goli i Patrik Shik në minutën e 90+4, i siguruan 3 pikë të arta Bajern Leverkusen.
Vlen të theksohet fakti se në minutën e 62-të, i pafat ishte dhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili shkaktoi autogol, por për fat të mirë ky autogol nuk i kushtoi shtrenjtë kampionëve në fuqi, që tani e shohin veten 6 pikë larg kryesuesve të Bayernit.