Inzaghi: Bëmë një ndeshje të mrekullueshme ndaj Atalantës

- Bota Sot

Inzaghi: Bëmë një ndeshje të mrekullueshme ndaj Atalantës

Interi vazhdon me performancën e shkëlqyer në Serie A me një fitore të rëndësishme 0-2 ndaj Atalantës në Bergamo, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të elitës së futbollit italian.

Pas ndeshjes, trajneri Simone Inzaghi duke foli për ‘DAZN’, u shpreh i kënaqur me fitoren e paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Atalantës.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen. Erdhëm në Bergamo me personalitet. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët, por patëm një shtyllë dhe një gol të anuluar, që ndoshta ishte i rregullt”, tha ai.

“Atalanta është një skuadër e madhe, por ne pësuam shumë pak. Ende nuk kemi bërë asgjë. Kishim mungesa, por me këtë frymë mund të arrijmë gjëra të mëdha”.

“Ne luajtëm një lojë të mrekullueshme. Javët e fundit ishte një histori krejt ndryshe, pasi kemi kaluar një cikël të pafund lojërash. Jam shumë i kënaqur dhe nuk mund të kërkoj më shumë nga djemtë”, deklaroi Inzaghi.

Fitorja ndaj Atalantës konfirmon Interin si pretendent kryesor për titullin e kampionit në Serie A.



Lexoni të gjitha në Bota Sot