Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Shishani nga Dobrosheci, me rastin e ndarjes nga jeta e me të dashurit të tyre, Fadil Shishani.
Në letrën e tij, Lladrovci ka shkruar se Fadil Shishani, ka qenë veprimtar i dalluar i vendit.
“Me dhimbje të thellë morën lajmin e ndarjes nga jeta të Fadil Shishanit, ish Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandant, veteran i arsimit, karateist e po ashtu edhe Komandant i Gardës në TMK, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe shumë veprimtar i dalluar i vendit.
Ne emër të Komunës së Drenasit dhe ne emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shishani, të afërmve dhe gjithë miqve të familjes”, ka shpreh ngushëllimin kryetari Lladrovci.