Pochettino ka një ëndërr

- Bota Sot

Pochettino ka një ëndërr

Trajneri i kombëtares amerikane të futbollit, Mauricio Pochettino, në një intervistë për “Sky Sports News”, ka pranuar se dëshiron që një ditë të kthehet te skuadra e Tottenham. Ai zbuloi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me shefin Daniel Levy, ndërkohë që shtoi edhe se nuk ishte momenti i duhur që ai të drejtonte Anglinë.

Ai mori drejtimin e Amerikës pas largimit nga Chelsea. Ai dhe klubi londinez ranë dakord reciprokisht për t’u ndarë edhe pse klubi arriti disa objektiva në pak muaj. “Kur diçka nuk funksionon është më mirë të ndalemi dhe të shikojmë gjëra të ndryshme dhe mendoj se ishte vendimi më i mirë për të dyja palët”, thotë Pochettino.

Vendimi tjetër i madh i Pochettino ishte të bëhej trajner i Amerikës në shtator. “Ndoshta nuk është e lehtë për njerëzit të kuptojnë pse zgjodha këtë detyrë. Duke qenë trajneri i kombëtares së Amerikës, me Kupën e Botës në 2026-ën, mendoj se ishte një mundësi e shkëlqyer që të sfidonim veten, të dinim të zbulonim dhe të mësojmë të bëjmë gjëra në mënyra të ndryshme”, shtoi trajneri argjentinas.

Më tej, Pochettino komentoi: “Mendoj se ishte një mundësi e shkëlqyer dhe kjo është arsyeja pse ne filluam t’i kushtonim vëmendje dhe kur erdhi oferta, mendoj se ishte e lehtë të thoshim po. Mendoj se të presësh Kupën e Botës është një përvojë e mahnitshme, sidomos kur bëhet fjalë për Amerikën”.

“N nga arsyet për të marrë detyrën ishte sepse organizimi i Kupës së Botës është shumë afër. Nuk priten katër vjet për të luajtur Kupën e Botës, ishin më pak se dy vjet. Jam shumë i emocionuar sepse mendoj se vendimi ishte i duhuri. Është një punë krejtësisht e ndryshme me të kaluarën, një botë krejtësisht e ndryshme”, tha Pochettino.

Duke folur për Tottenham, ku dhe bëri emër, ai shtoi: “Me presidentin Daniel Levy flas gjithnjë. Ai është gjithmonë aty dhe do të jetë atje. Është tjetër gjë të marrësh vendime profesionale, por ne u ndamë shumë mirë. Një gjë ishte profesionale, një tjetër personale. Kur u largova nga klubi më kujtohet se thashë se do të doja një ditë të kthehesha në Tottenham dhe kjo është e sigurtë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot