Liverpool, 3 lojtarët më të rëndësishëm do të largohen në fund të sezonit

- Bota Sot

Liverpool, 3 lojtarët më të rëndësishëm do të largohen në fund të sezonit

Liverpool po përballet me një eksod të figurave kryesore. Trent Alexander-Arnold, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk kanë vendosur të largohen nga klubi në fund të sezonit. Mungesa e besimit në aftësinë e ekipit për të konkurruar për të gjithë trofetë e mundshëm ka qenë vendimtar në zgjedhjen e tyre për të mos rinovuar kontratat, sipas asaj që raportohet nga mediat angleze.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot ka përjetuar një javë sfiduese, duke u eliminuar nga Champions League nga PSG dhe duke humbur finalen e Carabao Cup kundër Newcastle. Edhe pse titulli i Premier League është thuajse i sigurt, tre lojtarët e sipërpërmendur kërkojnë sfida të reja në karrierën e tyre.

Alexander-Arnold duket se e ka të zgjidhur të ardhmen e tij, duke synuar Real Madridin, ku do të mbërrinte si lojtar i lirë për të forcuar krahun e djathtë. Ndërkohë, Salah dhe Van Dijk po eksplorojnë opsione në Evropë dhe Lindjen e Mesme, por Liga arabe shihet si një destinacion tërheqës për të dy.

Përballë kësaj situate, Liverpool po përgatitet për një rindërtim në verë, megjithëse sfida për të gjetur zëvendësues të kalibrit të lojtarëve në fjalë do të jetë një detyrë madhore dhe shumë e vështirë për klubin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot