Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj KF Llapit, pas dështimit në organizimin e ndeshjes ndaj Suharekës.
Sipas raportit të Komisionit të Garave, gjatë ndeshjes tifozët kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa një prej tyre ka shpërthyer pranë portierit të Suharekës, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes.
Për pasojë, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e stafit mjekësor për të ofruar ndihmë.
Ndeshja e ishte fituar nga skuadra e trajnerit Tahir Batatina, por e cila edhe pse ka fituar prapë se prapë në këtë edicion nuk qëndron mirë në renditjen tabelare.