‘Rusia është një rrezik për Evropën’/ Von der Leyen: Duhet të zhvillojmë industrinë ushtarake

- Bota Sot

‘Rusia është një rrezik për Evropën’/ Von der Leyen: Duhet të zhvillojmë industrinë ushtarake

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Rusia ka zgjeruar kapacitetin e saj ushtarako-industriale, ku sipas saj, është një rrezik për Evropën.

Von der Leyen theksoi se Evropa duhet të zhvillojë aftësi strategjike parandaluese dhe të investojë në bazën industriale ushtarake.

"Rusia ka zgjeruar ndjeshëm kapacitetin e saj ushtarako-industrial të prodhimit.

Ky investim po nxit luftën në Ukrainë, ndërkohë që e përgatit atë për konflikt të ardhshëm me demokracitë evropiane.

Gatishmëria në vitin 2030 do të thotë të pajisesh dhe të kesh zhvilluar aftësitë për parandalim të besueshëm”, tha Von der Leyen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot