Islanda po bëhet gati për ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Islandezët synojnë rezultat pozitiv në ballafaqimn e parë të play-off-it të Ligës së Kombeve.
Islanda synon të ruajë statusin e Ligës B e Kosova të ngritet në këtë nivel garash.
Përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, ka bërë të ditur se Orri Steinn Oskarsson do të jetë kapiten i ri.
“Ndeshje shumë emocionuese. Është e rëndësishme që paraqitja të jetë e mirë dhe me paraqitje të mirë zakonisht arrihen edhe fitoret.
Mendojmë se është e rëndësishme tani të përmirësohemi si ekip dhe sigurisht që do të fitojmë", ka thënë Oskarsson në një intervistë për “fotbolta.net”.
Ndeshja luhet të enjten në orën 20.45.