Zgjim Sojeva: Nuk do të thotë që jam delegat vetëm në Champions League

- Bota Sot

Zgjim Sojeva: Nuk do të thotë që jam delegat vetëm në Champions League

Kosova nuk ka vetëm futbollist në nivelet më të larta të Ligave Evropiane por ka edhe një delegat siç është Zgjim Sojeva në nivelin më të lartë të Champions League,

Sojeva është edhe menaxher i kombëtares së Kosovës U-21.

Sojeva ka folur në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, se si ndihet si delegat në nivelet më të larta, po ashtu për takimin me Granit Xhakën e Edon Zhegrovën.

Si trajtohet e pritet si shqiptar i Kosovës në ndeshjet e nivelit të lartë dhe si i lindi dashuria që të bëhet vëzhgues. 

“Bota sot”: Z. Zgjim, si po ndjeheni që jeni shqiptari i parë vëzhgues në nivelin më të lartë të garave evropiane në Champions League, privelegj apo përgjegjësi?

Zgjim Sojeva: Ndjenja është e papërshkrueshme me qenë pjesë e UEFA-së, me qenë delegat nga Kosova, me qenë delegati i vetëm momentalisht që përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare, nuk do të thotë që jam delegat vetëm në Champions League por në të gjitha garat që organizon UEFA, si Champions League, Europa League, Conference League, Youth League etj. kualifikimet për evropiane ose botërore të kombëtareve, në të gjitha garat që organizon UEFA.

“Bota sot”: A është presion i madh të jesh vëzhgues në ndeshjet më të mëdha të Kontinentin të Vjetër?

Zgjim Sojeva.: Presioni?

Jo, ndenjë e mrekullueshme, privelegj, një realizim i një endërre të këtij institucioni kaq të madh, kur si adhurues i futboli qysh nga vegjilia, është e papërshkrueshme, si një futbollist që endërron një eveniment të madh si Champions League, Kaampionat Evropin e Botëror.

Dëshira ime ka qenë prej fillimit që një ditë mund të jem delegat në Champions League, e kam arritur vjet në dhjetor, ku isha në ndeshjen në Leverkusen mes Bajer - inter, dhe ka qenë diçka e papritur, gjithçka që kam endërruar gjatë gjithë kësaj kohe. Kam filluar që të jem delegat nga viti 2021. Në një farë mënyre të përgatisin, të shkollojnë, kur e shohin që ju jeni i gatshëm për evente të mëdha, pastaj ata të delegojnë.

Presion jonë është përgjegjësia dhe është ndjenjë e krenarisë të jesh delegat në ndeshje të mëdha. 

Delegatët e UEFA-së gjithmonë ndërrohen, na delegojnë ndeshje të ndryshme si Europa League, Conference League, Youth League etj. kështuj që nuk është thënë që ju kemi me vazhduar vetëm në Champions League.

Detyra jonë është që të bëjmë raportin sa më korrekt dhe ma konkret çka ka ndodhur në atë ndeshje, nëse do të ketë incidente apo nëse nuk janë përmhushur të gjitha kushtet për zhvillimin e ndeshjes.

“Bota sot”: Si iu lindi dashuria për të qenë delegat?

Zgjim Sojeva: Jam menaxher i kombëtares së Kosovës U-21 dhe gjithmonë marrë pjesë në ato takime që organizohen në ditën e ndeshjes apo një dite para ndeshjes, gjithmonë është prezent delegati i ndeshjes aty, gjithmonë e kam ëndërruar  një ditë të bëhem delegat dhe nuk e kam ëndërruar që kaq shpejt do të ndodh kurrë.

E falënderoj FFK-në në krye me kryetarin Agim Ademin. Isha një natë në shtëpi në kohë të pandemisë kur kryetari me shkroi duke më thënë se ju do të jeni delegat i UEFA-së, ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme.

E kam dërguar një CV në UEFA, e cila është pranuar nga zyrtarët e UEFA-së që janë përgjegjës për kontrollimin e personave të cilët të ardhmen mundet me qenë delegat.

Pas kësaj kemi pas kushtin i cili u dashtë të zhvillohet online, për shkak se ka qenë kohë e pandemisë e nuk kemi mundur me udhëtuar, gjithçka u dasht të jetë online,  pastaj ata na kanë vlerësuar me pyetje dhe anketa të ndryshme.

Kur e kanë pa atë që ne jemi të gatshëm, na kanë dërguar në mision vëzhgimi. Unë kam pas fatin në atë mision që të jem në Prishtinë, pasi Prishtina ka luajtur në Champions League kundër Ferencvaroshin, ku ka qenë delegat holandez i cili me ka vlerësuar gjatë gjithë kohës e testuar me pyetje te ndryshme, raporti i tij ka qenë pozitiv, ka dërguar email të personat përgjegjës në UEFA që unë mundem me marrë detyrën e delegatit. 

Ndeshja ime parë ka qenë në Basel në Conference League mes Baselit dhe Ujpestit.

“Bota sot”: Kjo arritje e juaja është edhe arritje për shtetin e Kosovës. Si ju presin shtetet e ndryshme si shqiptar i Kosovës, cilat janë reagimet?

Zgjim Sojeva: Është shumë mirë të jem personi i parë që perfaqëson Kosovën në këto nivele kaq të larta si delegat.

Shpresoj të ardhmen ka me pas edhe tjerë që kanë mu bashkuar që të përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. 
Reagime kanë qenë shumë të mira dhe pozitive, kur e dijnë që jam person i vetëm dhe i pari prej Kosovës.

Ata e vlerësojnë në bazë të punës që bënë, jo prej kah vjen apo pse je i vetmi nga Kosova, apo prej ndonjë shteti tjetër.

Deri tash kam afërsisht 25 ndeshje në të gjitha kompetencionet e UEFA-së dhe gjithmonë pritjet e tyre kanë qenë shumë të mira. Vlerësimet, pastaj mendimet e tyre rreth angazhimit tim kanë qenë shumë të mira.

Ka pas raste që më kanë falënderuar dhe më kanë përgëzuar, më kanë përkrahur dhe më kanë thënë ky është vetëm fillimi e mos u ndal.

"Bota sot": Vitin e kaluar pikërisht më 10 dhjetor keni qenë vëzhgues në ndeshjen e Champions League mes Bayer Leverkusenit të Granit Xhakës dhe Interit. Si e pa Xhakën dhe cilat ishin fjalët që ua tha?

Zgjim Sojeva: Sa i përket ndeshjes në dhjetor mes Bayer – Inter, ajo ndjenjë me takuar Xhakën, me të cilin njihem edhe personalisht më herët sa ka qenë pjesë e Borussia Mönchengladbach, me taku pas një kohe ka qenë ndjenjë e papërshkruehme, më ka përgëzuar e uruar për detyrën.

Kjo nuk është ndeshja e vetme si delegat në Champions League, ndeshjen tjetër tash në mars e kisha mes Club Brugge e Aston Villës.

Është shumë e rrallë që t’i kesh dy ndeshje në Champions të njëpasnjëshme brenda një sezoni.   

Ka qenë ndjenjë shumë e mirë me taku Xhakën, kam pas fatin me taku edhe Edon Zhegrovën kur isha para dy viteve në Conference Leagua në ndeshjen Olimpia e Lubjanës kundër Lilles. 

Zhegrova ishte shumë i lumtur që dikush prej FFK-së me qenë delegat në UEFA.
(Vijon nesër) 



Lexoni të gjitha në Bota Sot