Inteligjenca ukrainase publikon pamjet e shkatërrimit masiv të makinerisë luftarake ruse në Krime

- Bota Sot

Inteligjenca ukrainase publikon pamjet e shkatërrimit masiv të makinerisë luftarake ruse në Krime

Në Krimenë e pushtuar, inteligjenca ushtarake ukrainase gjatë ditëve të fundit ka arritur të shkatërrojë një sërë sistemesh të mbrojtjes ajrore, radarë, qendra komanduese – baza të marinës dhe anije e helikopterë Mi-8.

Në mesin e radarëve të shënjestruar nga dronët  ishin 48Ya6-K1, sistemet Podlyot, dy tjera 1L125 Niobiy-SV, tre 39N6 Kasta 2E2, 9S19 Imbir, Nyebo-SV, S-300VM, Nyebo-M, 59N6-E dhe Mys.

Sipas inteligjencës ukrainase gjithashtu janë goditur sistemet S-300SV, Pantsir-S1, S4236 dhe helikopterë Mi-8.

Nga Kievi kanë bërë të ditur se sulme të ngjashme janë zhvilluar edhe në territorin rus Kursk, derisa lidhur me këto sulme kanë publikuar edhe pamje.

Në to shihen operacionet e ukrainasve si dhe makineria luftarake ruse që shkatërrohet nga dronët kamikaz dhe artileria e ukrainasve. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot