Reali piketon holandezin që vendosi të luajë për Spanjën

- Bota Sot

Reali piketon holandezin që vendosi të luajë për Spanjën

Dean Huijsen është në radarin e Real Madrid. “Galaktikët” po studiojnë situatën e 19-vjeçarit, që ka shpërthyer në këtë sezon.

Talenti i afruar te Bënmëth nga Juventusi gjatë verës, ka rezultuar transferimi i duhur. “Zonja” fitoi 15 milionë euro nga mbrojtësi, të cilin tashmë e kërkon Reali.

Kontrata e tij përfundon në vitin 2030 dhe për këtë do të duhet sforco nga Florentino Perez. Huijsen ka lindur në Holandë, ndërsa vendosi 1 vit më parë të përfaqësonte Spanjën.

19-vjeçari është rritur në Spanjë dhe madje ka fituar ftesën me ekipin e parë, pikërisht për ndeshjet e marsit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot