Spikat dueli Itali – Gjermani

- Bota Sot

Spikat dueli Itali – Gjermani

Mbrëmjen e sotme do të luhen disa ndeshje interesante dhe shumë të luftuara që janë të vlefshme për “Play-Off”-in dhe “Play-Out”-in e Nations League.

Kombëtaret “Big” do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e këtyre ndeshjeve.

Kështu vëmendjen kryesorë ditën e sotme do ta marri padiskutim përballja mes Italisë dhe Gjermanisë. Kjo sfidë do të luhet në “San Siro” në orën 20:45. Gjithashtu në të njëjtën orë do të sfidohen mes tyre edhe Croaci – Francë, Danimarkë – Portugali, Holandë – Gjermani.

Ndërkohë sa i takon ndeshjeve të “Play- Out” do të sfidohen mes tyre Armenia – Gjeorgjia, ora 18:00, Turqi – Hungari në po të njëjtën orë. Ndërsa në orën 20:45 do të përballen Austri – Serbi, Bulgari – Irlandë, Greci – Skoci, Sllovaki – Slloveni, Ukrainë - Belgjikë dhe Kosova do të luajë kundër Islandës.

“Dardanët” do të kërkojnë fitoren ndaj islandezve në shtëpi, për të bërë gjithçka më të lehtë për duelin e kthimit, për të siguruar edhe kalimin nga Liga C në Ligën B të Nations League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot