Arbër Abilaliaj nis punën për derbin

- Bota Sot

Arbër Abilaliaj nis punën për derbin

Partizani nuk ka humbur më shumë kohë dhe ka nisur përgatitjet për duelin e radhës në kampionat.

Të kuqtë do të luajnë në transfertë ndaj Dinamos, duel i parashikuar të zhvillohet më 27 mars në orën 17:00.

Për këtë ka nisur punë intensivisht me Arbër Abilaliaj që kërkon të përgatisë skuadrën në detaje. Një takim ku sigurisht fitorja vlen më shumë se 3 pikë përballë një rivali historik dhe një kundërshtari direkt për titullin kampion.

Për timonierin e “Demave” para kësaj përballje ka shumë “dhimbje koke”. 2 futbollistë shqetësojnë stafin dhe e mbajnë peng formacionin kundër ekipit të Ilir Dajës.

Bëhet fjalë për Gjergji Koten dhe për Gudjufin, të cilët kanë disa probleme fizike. Gjendja e tyre do të monitorohet nga mjekët e skuadrës, të cilët më pas do të thonë edhe fjalën e fundit për gatishmërinë ose jo të futbollistëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot