Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati, gjendja e fushës është fantastike

- Bota Sot

Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati, gjendja e fushës është fantastike

Gjendja e stadiumit “Fadil Vokrri” jo pak herë kishte ngjallur debate në të kaluarën.

Por, më në fund, fusha e stadiumit ikonik të qytetit të Prishtinës mund të konsiderohet si fantastike.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar sot një video në faqet e saj në rrjetet sociale duke e treguar gjendjen e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Bari duket në nivelin e duhur dhe gjithçka është gati për ndeshjen e sontme të Kombëtares së Kosovës me Islandën, ndeshje e vlefshme kjo për “play-off”-in e Ligës së Kombeve, e cila do të nisë prej orës 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot