Futbollisti i Vëllaznimit të Gjakovës, Gentrit Dumani, iu është nënshtrua operimit pas një lëndimi.
Skuadra gjakovare, anëtare e Ligës së Parë të Kosovës, uron që futbollisti të kthehet sa më shpejt në fushën e blertë.
“Pas një frakture në ndeshjen e kaluar, futbollisti jonë Gentrit Dumani ju nënshtrua procedurës kirurgjikale e cila përfundoj me sukses.
Gentritit i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në fushat e blerta.
Forca Gentrit jemi me ty”, shkruan në faqen e KF Vëllaznimit.