Besa e Emiliano Çelës “kërcënon” Vorën e Flamurtarin për Superioren

- Bota Sot

Besa e Emiliano Çelës “kërcënon” Vorën e Flamurtarin për Superioren

Besa duket se ka “rilindur” me Emiliano Çelën. Kavajasit kanë arritur të gjejnë vazhdimësinë në kampionat, ku kanë 6 fitore rresht.

18 pikë të plotë të grumbulluara nga kavajasit tregojnë qartë se Çela dhe “djemtë” e tij po bëjnë gjithçka siç duhet në sprinti final të sezonit.

Besa është aktualisht 9 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Vora, ndërsa 7 pikë më pak se Flamurtari, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Kavajasit do të kenë përballje direkte me Flamurtarin dhe Vorën, ku Çela do të synojë të marrë maksimumin e pikëve dhe të mbajë të njëjtin hap për të arritur Superioren.

Përveç sfidave me 2 kryesuesit, Besa do të sfidohet edhe me Burrelin, Erzenin dhe Valbonën. Shanset janë, teksa tashmë gjithçka mbetet ta thotë fusha e blertë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot