Shkaku i Festës së Bajramit, xhiroja e 25-të e Ligës së Parë luhet të Hënën, 31 mars

- Bota Sot

Shkaku i Festës së Bajramit, xhiroja e 25-të e Ligës së Parë luhet të Hënën, 31 mars

Komisioni për Gara pranë FFM-së ka mbajtur një mbledhje në të cilën është marrë vendimi për ndryshimin e orarit të ndeshjeve të Xhiros së 25-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshjet, të parapara për t’u luajtur më 30 mars, do të zhvendosen për një ditë më vonë, më 31 mars, me fillim në orën 15:00. Ky ndryshim vjen për shkak të festës së Fiter Bajramit.

Gjithashtu, në respekt të tragjedisë së Koçanit, ku humbën jetën 59 persona, është vendosur që ndeshjet të nisin me një minutë heshtje për të nderuar viktimat dhe për t’iu shprehur respektin e thellë familjeve të të ndjerëve.

Përveç kësaj, është vendosur që ndeshjet e Xhiros së 28-të, të parapara për t’u luajtur më 20 prill, të zhvendosen një ditë më herët, në datën 19 prill, për shkak të festës së Pashkëve. Kjo do të mundësojë zhvillimin e ndeshjeve në një ditë më të përshtatshme për të gjithë.

Të gjitha ekipet dhe tifozët duhet të jenë të informuar për këto ndryshime dhe të respektojnë oraret e reja të ndeshjeve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot