Islandezët shprehin brengën për një futbollist para sfidës me Kosovën

- Bota Sot

Islandezët shprehin brengën për një futbollist para sfidës me Kosovën

Selektori i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, thotë se Mikael Neville Anderson ka qenë shumë i zhgënjyer që nuk ka mundur të jetë për ndeshjen e sotme kundër Kosovës, në play-offin e Ligës së Kombeve.

Ai mungon për shkak të lëndimit.

Futbollisti nuk ka udhëtuar për në Kosovë me kombëtaren islandeze.

Kosova – Islanda takohen sonte (20.45) në Prishtinë në ndeshjen e tyre të parë në play-off.

I pyetur nëse kishte planifikuar që Mikael të ishte në formacionin startues për ndeshjen e sotme, Arnar tha se kishte planifikuar që ai të luante një rol të madh në dy ndeshjet kundër Kosovës.

"Sapo kisha planifikuar që ai të luante një rol të madh në këto dy ndeshje.

Një rol i madh ndonjëherë është në formacionin startues dhe nganjëherë vjen si zëvendësues.

Mikael ishte shumë i trishtuar për këtë dhe po ashtu edhe unë, por menduam se ishte vendimi më i mirë për të dhe klubin e tij.

Shpresojmë që ai të jetë i shëndetshëm për disa ndeshje të ardhshme në klubin e tij", tha selektori islandez, transmeton mediumi islandez “Visir”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot