Të paprekshmit

- Bota Sot

Të paprekshmit

Barcelona e Hansi Flick është kryesuese e La Liga-s, në çerekfinalet e Champions League dhe në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Trajneri gjerman e ka transformuar ekipin katalanas, duke krijuar një stil loje dinamik dhe ofensivë të pandalshme (132 gola në 43 ndeshje zyrtare).

Po kështu, ka ndërtuar edhe një mbrojtje solide. Projekt ambicioz, të cilin Flick e ka stabilizuar përmes një grupi lojtarësh të pazëvendësueshëm për të.

10 futbollistët më të aktivizuar nga trajneri gjerman kanë grumbulluar 29.824 minuta në fushë, pas 43 ndeshjeve zyrtare. 6 prej tyre (Koundé, Raphinha, Pedri, Cubarsí, Lewandowski dhe Lamine Yamal) janë të grumbulluar me kombëtaret e tyre dhe pritet të akumulojnë edhe më shumë minuta. 8 prej tyre janë titullarë të padiskutueshëm.

Ja lojtarët me më shumë minuta këtë sezon te Barcelona:

Jules Koundé – 3.541′

Raphinha – 3.442′

Pedri – 3.293′

Pau Cubarsí – 3.196′

Robert Lewandowski – 3.140′

Lamine Yamal – 3.091′

Alejandro Balde – 2.904′

Íñigo Martínez – 2.897′

Marc Casadó – 2.447′

Iñaki Peña – 1.873′

Nga kjo listë, 8 të parët janë titullarë fiks në formacionin bazë të Flick. Casadó, që aktualisht është i dëmtuar, i ka ndarë minutat me Frenkie de Jong (1.380’), ndërsa Iñaki Peña është portieri i dytë, pas Szczesny.

Lewandowski ishte titullar edhe sezonin e kaluar, ndërsa Lamine Yamal u bë shpejt pjesë e formacionit. Risia më e madhe është Raphinha, që këtë sezon është sulmuesi më i përdorur (3.442 minuta lojë), ndërkohë që sezonin e kaluar ishte sulmuesi i pestë për aktivizimin (1.472 minuta).

Edhe Pedri, i cili sezonin e kaluar vuajti nga dëmtimet (1.545 minuta), tani është kthyer në “motorin” e Barcelonës me 3.293 minuta në fushë.

Iñaki Peña është mes lojtarëve me më shumë minuta, por Szczesny (1.406 minuta) është portieri titullar dhe do ta kalojë së shpejti. Në mbrojtje, Koundé është i pazëvendësueshëm në të djathtë, ndërsa Cubarsí dhe Íñigo Martínez kanë marrë frerët e qendrës së mbrojtjes katalanase, duke tejkaluar minutazhin e Araujos dhe Christensenit, sezonin e kaluar. Në të majtë, Balde mbetet titullar fiks.

Pozicioni me më shumë rotacion është ai i fantazistit. Dani Olmo është zgjedhja e parë e Flick (1.377 minuta), i ndjekur nga Fermín López (1.116 minuta) dhe Gavi (914 minuta), duke sjellë shumë opsione cilësore për këtë pozicion.

Barcelona e Flick po funksionon si makinë e mirëvajosur, me një bërthamë të qartë lojtarësh që po e çojnë ekipin drejt një sezoni premtues.



Lexoni të gjitha në Bota Sot