Kroacia ka marrë aeroplanin e njëmbëdhjetë luftarak francez Rafale

- Bota Sot

Kroacia ka marrë aeroplanin e njëmbëdhjetë luftarak francez Rafale

Aeroplani shumë funksionalë francez, Rafale, ka arritur në Aeroportin e Zagrebit – i njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë që ishin porositur – duke realizuar edhe përfundimin e procesit të blerjes së këtyre aeroplanëve me një vlerë që kalon 1.3 miliard euro.

Forca Ajrore e Kroacisë përfundon procesin e plotësimit të eskadrilës së porositur të aeroplanëve Rafale nga Franca në versionin F3R.

Sipas informacionit të disponueshëm deri më tani, arma kryesore për luftën ajrore të këtyre aeroplanëve do të jenë raketat ajër-ajër MICA të prodhimit francez, me një distancë deri në 80 kilometra.

“Forca Ajrore e Kroacisë sot është më e fuqishme me aeroplanin e njëmbëdhjetë Rafale! Në muajin e ardhshëm do të arrijë edhe Rafale i fundit, duke e bërë eskadrilën plotësuese”, ka shkruar Anusiq.

Aeroplanët Rafale ende nuk kanë arritur kapacitetin e plotë operacional dhe pritet një proces përgatitor për marrjen e kontrollit të hapësirës ajrore të Republikës së Kroacisë.

Gjatë dy dekadave të fundit, mbrojtjen e hapësirës ajrore të Kroacisë e kanë siguruar aeroplanët e vjetruar sovjetik MiG-21, të cilëve u ka skaduar resursi i punës. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot