Kombëtarja e Panamasë shënoi fitore minimale 0:1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gjysmëfinale të Play-offit në CFONCACAF Nations League.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Cecilio Waterman, shkruan Indeksonline
Ai bëri një gjest tejet interesant, duke shkuar në tribuna për të festuar me legjendën franceze, Thierry Henry.
Henry në fakt ishte në podium të emisionit së bashku me analistë të tjerë, kur e pa lojtarin e Panamasë duke shkuar drejt tij për ta kapur dhe përqafuar.
“Ti je idoli im, ti je idoli im”, dëgjohet duke i thënë 33-vjeçari që luan në ligën e Kilit me skuadrën e Coquimbos..