Kërkohet më shumë kujdes për ruajtjen e pyjeve

- Bota Sot

Kërkohet më shumë kujdes për ruajtjen e pyjeve

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e pyjeve, për të mirën e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve shënohet duke theksuar rëndësinë e këtyre ekosistemeve shkatërrimi i të cilave rrezikon shëndetin e njeriut dhe shëndetin e planetit tonë.

Bashkim Gashi, kryetar i Asociacionit kombëtar i pronarëve të pyjeve private, thotë se ka nevojë për më shumë kujdes për ruajtjen e pyjeve.

Gashi: Pyjet duhet ruajtur më shumë

Pyjet kanë shumë nevojë për kujdes dhe nevojiten më shumë trajnime për një vetëdijesim më të madh të qytetarëve. Sot është folur mjaftueshëm për vetëdijesimin, por kjo nuk mjafton. Vetëm Dita botërore e pyjeve nuk mjafton që njerëzit të dinë për rëndësinë e pyjeve. 8 miliardë banorë të planetit janë të lidhur me pyje sa i përket ushqimit,” tha ai.

Naser Krasniqi, udhëheqës vendos i organizatës FAO, thotë se viteve të fundit ka përmirësim sa i përket gjendjes së pyjeve dhe se ka më shumë vetëdijesim të qytetarëve për rëndësinë që kanë pyjet.

Krasniqi: Viteve të fundit ka përmirësim të gjendjes së pyjeve

Fatmirësisht viteve të fundit në Kosovë ka përmirësim të gjendjes së pyjeve. Kjo ndodh për shkak të uljes së presionit në pyje dhe kjo ndodh për disa faktorë, janë disa faktorë socio-ekonomik, si dhe vetëdijesimit të qytetarëve dhe popullatës për ruajtjen dhe rëndësinë e pyjeve,” potencoi Krasniqi.

Ndërsa qytetari Jusuf Maxhera, thotë se mirëmbajtja e pyjeve është në nivel të ulët dhe bën thirrje për më shumë kujdes.

Maxhera: Pyjet duhet ruajtur, është pasuri e madhe e vendit tonë

Sa i përket vetëdijesimit të popullatës është në nivel të ulët, mirëmbajtja është shumë pak, rëndësia e pyjeve është shumë e madhe, edhe kisha apeluar për të ruajtur këtë bukuri të rrallë që e kemi këtë pasuri të jashtëzakonshme të vendit tonë”, tha ai.

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është shënuar për herë të parë më 21 mars 2013 me rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot