Aeroporti Heathrow i Londrës, një nga më të ngarkuarit në botë është mbyllur plotësisht deri në mesnatën e së premtes për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike pas një zjarri në një nënstacion elektrik.
Mbyllja e aeroportit ka ndërprerë qindra fluturime, më saktë 350 fluturime, shkruan BBC.
Pub-et dhe hotelet aty pranë janë të mbushura me pasagjerë të bllokuar
Një banor për BBC kishte bërë të ditur: “Papritur pati një zhurmë të madhe dhe shtëpia thjesht u drodh”.
Ndërkaq, disa fluturime janë devijuar në qytete duke përfshirë Glasgow, Amsterdam, Frankfurt, Nju Jork JFK dhe Paris.