Aeroporti Heathrow lëshon deklaratë pas incidentit që pezulloi fluturimet: Jemi gati të rifillojmë punën normalisht

- Bota Sot

Aeroporti Heathrow lëshon deklaratë pas incidentit që pezulloi fluturimet: Jemi gati të rifillojmë punën normalisht

Aeroporti Heathrow ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se është në gjendje të rifillojë fluturimet dhe se shpreson të kryejë shërbim të plotë nga dita e nesërme.

“Ekipet tona kanë punuar pa pushim që nga incidenti për të siguruar një rregullim  të shpejtë. Tani jemi në gjendje të rifillojmë me siguri fluturimet, duke i dhënë përparësi atyre të anuluara”, shkruhej në deklaratë.

Heathrow këshillon që pasagjerët të mos shkojnë në aeroport, nëse linja ajrore nuk i ka lajmëruar.

“Shpresojmë që nga nesër të vijojmë punën normalisht. Informacionet e mëtejshme do jepen së shpejti. Prioriteti ynë mbetet siguria e pasagjerëve tanë dhe atyre që punojnë në aeroport. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar nga ky incident”, thuhej në deklaratë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot