“Presioni mbi Sylvinhon/ Është përballur në fushë me “Tre Luanët”, ish-mbrojtësi Gega: Ne ishim si Koreja e Veriut

- Bota Sot

“Presioni mbi Sylvinhon/ Është përballur në fushë me “Tre Luanët”, ish-mbrojtësi Gega: Ne ishim si Koreja e Veriut

Nuk na ka ndodhur shpesh në historinë tonë të përballemi me Anglinë por edhe në ato raste jemi mundur madje edhe me rezultate të thella.

Mes pak historive dhe momenteve pozitive në përballjet tona, kemi golin e Altin Rakllit për 2-2 në stadiumin “Qemal Stafa” në vitin 2001 që ju anulua për një pozicion të parregullt të dyshimtë dhe golin e Demollarit në vitin 1989 që askush nuk ka një shpjegim përse u anulua.

Skënder Gega protagonist i asaj ndeshjeje na tregon se çfarë do të thotë të luash me Anglinë, si lojtarë dhe si trajner.

“Ne jemi një vend i vogël dhe pavarësisht se lojtarët tanë luajnë në kampionate të mëdha si Itali apo Spanjë dhe ky është fat për këtë brez, ndërsa kur ne luajtëm atëherë nuk krahasoheshim, pasi ne ishim si Koreja Veriut, por kur fillon loja 90 minutëshi çdo gjë mbetet Brenda tij pavarësisht se ku ke jetuar”.

Historia përballë Anglisë na ka treguar se gjithmonë jemi mundur madje edhe thellë, a ndikon kjo teknikë lojtarë, krijon kjo frikë për të mos humbur ashtu?

“Presion dhe frikë ka vetëm trajneri dhe njerëzit që i rrethojnë, lojtari momenti që dëgjon bilbilin shkarkon dhe shpërthen në lojë duke dhënë 100% më pas i tregon fusha diferencat, por nuk besoj se do të hy dikush me frikë nga ata, janë rritur në klube të mira po stërviten në klube të mira dhe s’ka asnjë lloj arsye për të hyrë inferior”.

Nëse do të ishe ti sot ai që do të këshilloje Sylvinhon, çfarë do ta këshilloje?

“Për një trajner dhe një ekip futbolli skuadra duhet të luaj në grup  dhe duhet të funksionojë çdo gjë, nëse ne nuk na funksionon një ose dy lojtarë nuk e kemi luksin për t’u mbuluar. Mendoj dhe duhet që secili nga ne të jetë në 100% madje më shumë dhe më pas është futboll, një top është dhe një lojë që luhet në grup edhe ne mund t’i krijojmë vështirësi kujtdo, unë shpresoj dhe besoj shumë.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot