“4 muaj në protestë” profesori Videnoviç: Çfarë kanë arritur studentët në Serbi

- Bota Sot

“4 muaj në protestë” profesori Videnoviç: Çfarë kanë arritur studentët në Serbi

Profesori serb Ivan Videnoviç ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku foli për protestat e studentëve në Serbi.

Tashmë kanë kaluar 4 muaj që nga nisja e protestave të cilat nisën pas rrëzimit të një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad nga ku mbetën të vrarë 16 persona.

Sipas Videnoviçit arritja më e madhe e studentëve është mbajtja e protestës të shtunën e cila arriti të mblidhte qindra mijë protestues.

“Mendoj se arritja më e madhe e asaj proteste ishte mbledhja e kaq shumë njerëzit. Njerëzit në Serbi kanë bindje të ndryshme politike, por megjithatë studentët arritën ti bashkonin. Gjithashtu suksesi më i madh, varet edhe nga këndvështrimi, se nëse e shikojmë nga qasja politike, kjo protestë nuk sjell qasje politike të prekshme, siç mund të prisnim fshehurazi. Megjithatë ajo që kanë bërë studentët është që kanë shmangur çdolloj konfrontimi me qeverinë, më saktë jo me qeverinë, por me grupe paraushtarake dhe grupe kriminale të cilat janë mbledhur në vendndodhje të ndryshme dhe ishin të gatshëm të sulmonin protestuesit. Studentët i njohën ata i nxorën në pah dhe reaguan në mënyrë të menjëhershme”, Vidoneviç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot