Sacchi: E telefonova Berlusconin në 2:30 të natës për një blerj

- Bota Sot

Sacchi: E telefonova Berlusconin në 2:30 të natës për një blerj

Arrigo Sacchi, ish-trajneri legjendar dhe kampion i gjithçkaje, ka folur për “Resto del Carlino” rreth karrierës së tij dhe mënyrës se si revolucionoi futbollin italian e ndërkombëtar: “Kam bërë gjëra të thjeshta, ndoshta për këtë isha përpara të tjerëve (qesh). Te Milani krijuam një kryevepër, i detyrohem shumë Berlusconit”.

Kujtimi i parë me Berlusconin: “E kujtoj ende herën e parë kur e takova. Unë drejtoja Parmën, ishim në Serie B, pas ngjitjes. Dy herë rresht i mundëm kuqezinjtë në Kupën e Italisë në ‘San Siro’.

Dhe dy herë, pas ndeshjes, Berlusconi erdhi tek unë dhe më tha: Do t’ju ndjek. Pjesa tjetër është histori. Presidenti më mbështeti në gjithçka. Për ta bindur të më blinte Ancelottin, e telefonova në orën 2:30 të natës. Ai më u përgjigj: Jam nën urdhërat tuaj….”

Arrigo Sacchi është një nga trajnerët më revolucionarë në historinë e futbollit. I lindur në vitin 1946, e nisi karrierën e tij te të rinjtë e Cesena, përpara se të shkëlqente me Parman në vitet ‘80. Më 1987 u emërua trajner i Milanit, ku fitoi titullin e Serie A (1988) dhe Kupën e Kampionëve (1989 dhe 1990), duke imponuar një futboll spektakolar dhe të organizuar.

Pas periudhës te Milani, ai drejtoi kombëtaren italiane, duke e çuar deri në finalen e Kupës së Botës 1994. Më pas pati një eksperiencë tek Atletico Madrid dhe rikthimin te Milani, përpara se të bëhej drejtues. Stili i tij i lojës ka frymëzuar breza të tërë trajnerësh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot