Nëse pesë javët e fundit kanë lënë pikë në katër ndeshje me rivalët e mbijetesës, një gjë të tillë rrogozhinasit e kanë bërë edhe më herët, ku kanë gabuar gjithashtu në katër sfida të tjera gjatë gjithë kampionatit.
Bëhet fjalë për humbjet me Teutën dhe Laçin dhe barazimet me Tiranën dhe sërish Teutën.
Pra, bëhet fjalë për dhjetë pikë të tjera të lëna më herët ndaj skuadrave që nuk luftojnë për titull.
Në total, rrogozhinasit janë ndalur në tetë përballje me ekipet e mbijetesës, duke pasur 19 pikë më pak në renditje si shkak i këtyre ndalesave.
Kjo tregon në njëfarë mënyre që kampionët në momente të veçanta hasin vështirësi me këto skuadra, edhe pse është bërë më e theksuar këtë fund kampionati, siç ndodh rëndom me shumë ekipe të elitës.