Mohamed Salah do të largohet në fund të sezonit?

- Bota Sot

Mohamed Salah do të largohet në fund të sezonit?

Mohamed Salah do të largohet në fund të sezonit nga Liverpool, të dy palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të vazhduar rinovimin, ndaj largimi i egjiptianit nga “Anfield” është i sigurt.

Prej kohësh, Liverpool ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Salah. Lista është shumë e gjatë, dhe një nga kandidatët kryesor është Xavi Simons.

21-vjeçari po shkelqen te Leipzig, klubi i Bundesligës bleu përfundimisht kartonin e tij për 50 milionë euro nga PSG në merkaton e janarit dhe nuk do heq dorë lehtë prej tij. Për të bindur Leipzig, Liverpool ka përgatitur një ofertë rreth 80 milionë euro, që është brenda pritshmërive të klubit gjerman.

Drejtuesit e Liverpool janë të bindur që Xavi Aimons do ishte një zëvendësues i denjë i Salah, për holandezin interesohet edhe Manchester United.

Interesimi serioz dhe konkret i “Djajve” mund të prish planet e klubit të kuq, javët në vijim pritet të ketë takime dhe bisedime konkrete mes Liverpool dhe Leipzig për një transferim të mundshëm të holandezit në “Anfield” gjatë verës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot