Ivan Balliu pas disfatës së Shqipërisë: Të fokusohemi te ndeshja me Andorrën

- Bota Sot

Ivan Balliu pas disfatës së Shqipërisë: Të fokusohemi te ndeshja me Andorrën

Në mungesë të Elseid Hysajt për shkak të një dëmtimi, Ivan Balliu ishte titullar mbrëmjen e djeshme për Shqipërinë.

Anësori i Vallecanos luajti për plot 90 minuta në “Wembley” ndaj Anglisë.

Pas përfundimit ku Shqipëria mori një disfatë, Balliu ka reaguar në profilin e tij në Instagram.

“Dhamë maksimumin ndaj Anglisë, por nuk arritëm rezultatin që donim.

Tani të fokusohemi te ndeshja me Andorrën me synimin për të fituar & për t’u dhuruar tifozëve tanë të mrekullueshëm emiocione të paharrueshme. Forca Shqipëri!”, shkruan mbrojtësi kuqezi..



Lexoni të gjitha në Bota Sot