Selektori i Islandës, Arnar Gunnlaugsson dhe kapiteni Orri Steinn Oskarsson kanë presionin para sfidës së kthimit me Kosovën.
Kosova apo Islanda do të jenë në Ligën B të Kombeve, gjithçka do të shihet nesër.
Ballafaqimi luhet në oërn 18.00 në Murcia të Spanjës.
"Ditët e fundit i kemi shpenzuar për të rregulluar atë që shkoi keq.
Dhe nuk kishte asgjë, pavarësisht nëse njerëzit e besonin apo jo, nuk kishte asgjë të madhe që shkoi keq...
Ishte një paraqitje mjaft e mirë në një fushë të vështirë jashtë vendi tonë.
2:1 nuk është fundi i botës kështu që ne kemi një rast të mirë për të mbajtur vendin tonë në Ligën B", tha selektori islandez.