Inter - Tottenham, nis gara për sulmuesin gjerman

- Bota Sot

Inter - Tottenham, nis gara për sulmuesin gjerman

Jonathan Burkardt, ky është një nga sulmuesit më të kërkuar të momentit në tregun europian.

Gjermani luan te Mainz, ku këtë sezon ka shënuar 15 gola në 22 ndeshje.

24-vjecari së fundmi mori ftesë nga Julian Nagelsmann për të luajtur në Nations League me fanellën e kombëtares gjermane. Ai tashmë nuk ndalet më dhe po ndihmon skuadrën e tij të kualifikohet në Europë për sezonin e ardhshëm.

Burkardt ka edhe dy vite kontratë te Mainz.

Ai nuk ka klauzolë largimi. Klubet e interesuara për të janë Tottenham, Aston Villa, Bayern, Leverkusen, Frankfurt dhe Inter.



Lexoni të gjitha në Bota Sot