Islandezët dhe Dardanët do të përballen në Murcia të Spanjë

- Bota Sot

Islandezët dhe Dardanët do të përballen në Murcia të Spanjë

Pak orë kanë mbetur deri të fillimi i ndeshjes Islandë-Kosovë.

Islandezët dhe Dardanët do të përballen në Murcia të Spanjës në sfidën kthyese të Play-Off-it në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Dardanët në këtë sfidë tejet të rëndësishme në garën për kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve, hynë me epërsinë e lojës së parë prej 2-1, ndeshje kjo e luajtur tri ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’.

Tashmë dihet se Kosova edhe në duelin kthyese ndaj islandezëve nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e disa lojtarëve standard për shkak të lëndimeve, derisa listës së lëndimeve i është shtuar edhe Aro Muric dhe Donat Rudhani.

Megjithatë, atmosfera në taborin e kombëtares sonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për rezultat pozitiv në duelin e sotëm.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda në konferencën e fundit para duelit me Islandën, është shprehur optimist së ‘Dardanët’ mund të marrin rezultat pozitiv në ndeshjen kthyese kundër Islandës.

Sipas tij, Kosova është përgatitur mirë për duelin e dytë me islandezët. Foda mendon se gjasat për fitore janë të barabarta.

“Siç kam thënë edhe me herët do të jetë një përballje e vështirë. Gjasat janë 50-50, kjo është dëshmuar edhe në ndeshjen e parë”.

“Islanda është skuadër që ka lojtar shumë të mirë, sidomos në aspektin defansive. Do të jetë shumë e rëndësishme për ne se si do të luajmë. Do të tentojmë ta luajmë lojën tonë, të krijojmë raste dhe shpresoj se do të shënojmë gola”, ka pohuar Foda.

Ndeshja Islandë-Kosovë fillon në orën 18:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot