Interi e Napoli mund të shkëmbejnë dy yjet e skuadrës

- Bota Sot

Interi e Napoli mund të shkëmbejnë dy yjet e skuadrës

Interi mund të joshet nga mundësia që ta shesë Davide Frattesin tek Napoli në rast se ata ofrojnë Giacomo Raspadorin si pjesë të marrëveshjes.

Mesfushori 25-vjeçar ka qenë i lidhur gjithmonë me një largim nga ‘Giuseppe Meazza’, veçanërisht pasi pati vështirësi për të gjetur minuta rregullisht.

Pavarësisht interesimit nga Roma dhe klubeve të huaja si Tottenhami, lidhjet e forta të Frattesit me Romën më herët i kishin bërë ata një destinacion të mundshëm.

Sipas një raportimi nga Tuttosport, Interi mund t’i jap prioritet negociatave me Napolin në rast se ata janë të gatshëm të përfshijnë Raspadorin në marrëveshje.

Ish-sulmuesi i Sassuolos, i cili në të shumtën e rasteve është një opsion rezervë, mund t’i jap atyre një dorë në aspektin ekonomik, duke e përfshirë atë në një marrëveshje të mundshme për Frattesin e cila po ashtu do të ndihmonte që të ulet çmimi i kërkuar nga Interi, që momentalisht qëndron 40 milionë euro.

Raspadori mund të jetë një opsion ideal për sulmin e Simone Inzaghit, pasi ‘Nerazzurrët’ po synojnë t’i shesin të paktën dy nga pesë sulmuesit që i kanë aktualisht në skuadër në verë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot