Kremlin: Putin dhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe flasin për bisedimet

- Bota Sot

Kremlin: Putin dhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe flasin për bisedimet

Kremlini ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në të cilën presidenti rus e falënderoi atë për ndërmjetësimin në shkëmbimin e të burgosurve me Ukrainën.

Ata diskutuan gjithashtu bisedimet ruso-amerikane për Ukrainën, thuhet në deklaratën e raportuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti, raporton BBC.

“Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe mbështeti përpjekjet e ndërmarra nga Rusia dhe SHBA, dhe veçanërisht mirëpriti konsultimet midis grupeve të ekspertëve në Riad sot”, thuhet tutje në raportim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot