Një aksident i rëndë ndodhi këtë të hënë, rreth orës 11:00, në Gessopalena të Italisë, ku humbi jetën një i ri 31-vjeçar.
Viktima i cili raportohet se është me origjinë shqiptare punonte në një kompani bujqësore vendase dhe po udhëtonte me një traktor në lagjen Mandrini kur ndodhi përmbysja tragjike.
Traktori, i cili drejtohej nga au humbi kontrollin dhe u përmbys, duke përfunduar në një kanal të mbushur me pemë dhe shkurre, duke bërë që ai të mbetet poshtë mjetit.
“Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria Publike e Lanciano, nuk u gjet asnjë shenjë që të tregonin përgjegjësinë e palës së tretë, dhe për këtë arsye trupi i pajetë u kthye në familje për t’u përgatitur për funeralin”.