Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se partia kryesore opozitare e Turqisë, është “përgjegjëse për plagosjen e policëve në sulmet e vandalëve, thyerjen e xhamave të shitësve dhe dëmtimin e pronës publike”.
“Në vend që t’u përgjigjen akuzave për korrupsion, grabitje, ryshfet dhe zhvatje, ata kanë bërë deklaratat më të ndyra dhe të paligjshme në historinë tonë politike për pesë ditët e fundit”, vazhdoi ai – duke u bërë thirrje atyre që të ndalojnë protestat.
“Mos prishni qetësinë e qytetarëve tanë me provokime”, theksoi Erdogan nga kryeqyteti i Turqisë Ankara – duke shtuar se opozita nuk duhet “të luajë më me nervat e popullit”.
“Unë besoj se nëse [opozitës] i mbetet ndonjë respekt, ata do të turpërohen për të keqen që i kanë bërë vendit”, shtoi presidenti turk.
Agjencia e lajmeve Reuters e citon gjithashtu atë të ketë thënë “se opozitës kryesore nuk mund t’i jepet detyra e drejtimit të shtetit, e lëre më komunave”.