Ylli i Real Madridit po synon rikthimin për duelin ndaj Arsenalit

- Bota Sot

Ylli i Real Madridit po synon rikthimin për duelin ndaj Arsenalit

Real Madridi dukej sikur më në fund kishte gjetur një sistem që funksiononte për ta gjatë muajit shkurt, menjëherë pasi eliminuan Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve. 

Sidoqoftë, ai ekuilibër të cilin e gjetën ishte jetëshkurtër dhe ishte e pamundur t’i shpëtohet faktit se kishte të bëjë me lëndimin e Dani Ceballos. 

28-vjeçari u lëndua në fund të muajit shkurt në momentet e fundit të ndeshjes ndaj Real Sociedadit në Kupën e Mbretit, atje ku ‘Los Blancos’ morën një fitore me rezultat minimal 1-0. 

Futbollisti spanjoll më pas u tha se do të mungojë për rreth dy muaj shkaku i një problemi me gju dhe vështirësitë e Real Madridit në atë repart u rikthyen në ndeshjet ndaj Real Betisit, Rayo Vallecanos dhe Atletico Madridit. 

Ky lëndim do të duhej që ta mbante atë jashtë fushave deri në fund të prillit me një rikthim të mundshëm për finale të Kupës së Mbretit, nëse Real Madridi do ta arrinte atë. 

Sidoqoftë, Ceballos është në garë me kohën për t’u rikuperuar në kohë para kësaj ate sipas një raportimi të fundit nga mediumi katalanas Sport. 

Objektivi i tij është që të rikuperohet dy javë para afatit dhe të luajë në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve më 8 prill në Londër. 

Kjo do të ishte hera e gjashtë që një lojtar i Real Madridit do të rikuperohej nga lëndimi para kohës. 

Në rast se ndodhë kjo edhe me Ceballos do të ishte një befasi, pasi politika e klubit dikton se ata i dhurojnë më shumë kohë se sa që iu nevojitet lojtarëve të tyre për t’u rikuperuar nga lëndimet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot