Zelanda e Re për historinë!
Zelanda e Re rikthehet të luajë në një Kupë Bote pas 16 vitesh nga pjesëmarrja e fundit.
Fitorja me shifrat 3-0 përballë Kaledonisë së Re në Okland i kanë siguruar një vend mes finalisteve të Botërorit, i cili do të mbahet vitin që vjen në Meksikë, SHBA dhe Kanada.
Zelanda e Re u bë vendi i dytë pas Japonisë duke siguruar një vend në Kupën e Botës, e cila vitin që vjen do të luhet mes 48 kombëtaresh, të cilat do të ndahen në 12 grupe me nga katër skuadra.