Lookman, prioritet i Napolit

- Bota Sot

Lookman, prioritet i Napolit

Sulmuesi Ademola Lookman duket se po luan sezonin e tij të fundit në fanellën e Atalantës.

Lookman, i cili po bën një sezon të madh me skuadrën nga Bergamo, sipas medieve italiane, kërkohet nga Napoli, një tjetër klub italian.

‘Napolitanët’ tashmë janë duke menduar për disa përforcime në afatin kalimtar të verës që po vjen.

Lookman thuhet se është prioritet i klubit nga ‘Diego Maradona.

“Lookman është në krye të listës së dëshirave të Napolit për tregun e verës”, shkruajnë mediet italiane.

Ndryshe, lojtari është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot