Serwer: Vuçiq mashtron, nuk ndërpret lidhjet me Kremlinin dhe inkurajon politika proruse në Serbi

- Bota Sot

Serwer: Vuçiq mashtron, nuk ndërpret lidhjet me Kremlinin dhe inkurajon politika proruse në Serbi

Daniel Serwer, profesor në Universitetin amerikan Johns Hopkins ka komentuar nismën ushtarake të Kroacisë me Shqipërinë dhe Kosovën dhe reagimet që pati Serbia pas kësaj nisme.

Serwer thotë se “gara e vetme” e armëve në rajon, është ajo që udhëheq Serbia për vite me radhë.

Serbia nuk është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Vuçiq, thjesht, i mashtron diplomatët naivë”, thotë ai.

Serwer shton se Beogradi vazhdon të refuzojë zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, si dhe t’i ofrojë mbështetje politikës secesioniste në Republikën Sërpska, të udhëhequr nga Millorad Dodik.

Po sipas tij, pushteti në Beograd, i cili nuk i ka ndërprerë lidhjet me Kremlinin as pas pushtimit rus të Ukrainës, inkurajon politika proruse si në Serbi, ashtu edhe në Mal të Zi.

“Asnjë nga këto nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet”, përfundon Serwer. /REL



Lexoni të gjitha në Bota Sot