Giroud: Krenari e madhe të luaja për Milanin

- Bota Sot

Giroud: Krenari e madhe të luaja për Milanin

Në një intervistë për “Le Parisien”, Olivier Giroud foli edhe për periudhën e tij te Milani: “Kam kaluar një periudhë të mrekullueshme në Angli, por vështirë të gjesh një kampionat më të mirë se Serie A.

Të luaja për Milanin e madh dhe të fitoja titullin më 2022 ishte e pabesueshme. Si fëmijë, isha tifoz i këtij klubi, ndaj t’i mbroja këto ngjyra për tri vite ishte krenari e madhe. Kam pasur mundësinë të punoj me Maldinin, Piolin, Ibrën…

Në Itali jam kënaqur shumë. Nuk kisha përjetuar kurrë diçka të ngjashme më parë. ‘San Siro’ është një tempull i vërtetë i futbollit”.

Francezi tregon çfarë raporti ka me Ibrahimovic: “Është ndryshe nga si mund ta imagjinojnë njerëzit. Ibra mund të duket arrogant, por në të vërtetë ka një karizëm të madhe. Në dhomën e zhveshjes tregon shumë kujdes për mirëqenien e grupit dhe është gjithmonë i vëmendshëm.

Është kërkues si me veten, ashtu edhe me skuadrën, sidomos me lojtarët e rinj. Zlatan është një lider i vërtetë, një njeri që të shtyn përpara dhe të përmirëson. Ndajmë vlera të rëndësishme si respekti, angazhimi dhe profesionalizmi”.

Giroud regjistroi 132 paraqitje dhe shënoi 49 gola me fanellën e Milanit, duke u shpallur kampion i Italisë në sezonin 2021-2022.



Lexoni të gjitha në Bota Sot