Manchester United në kërkim të një sulmuesi dhe një mesfushori

- Bota Sot

Manchester United në kërkim të një sulmuesi dhe një mesfushori

Skuadra e Manchester United është duke eksploruar tregun për gjetjen e një sulmuesi të ri verën e ardhshme. Sipas mediave britanike, Viktor Gyokeres i Sporting dhe Victor Osimhen, që luan si i huazuar te Galatasaray, janë dy objektivat kryesorë.

Gyokeres është favorit, pasi trajneri aktual Ruben Amorim e njeh mjaft mirë, duke qenë se e ka trajnuar para se të vinte në “Old Trafford”. Trajneri portugez do të dilte garant për këtë transferim, duke qenë se kushton edhe më pak se Osimhen.

Gjithsesi, drejtuesit anglezë po eksplorojnë edhe surprizat nga Bundesliga.

Sulmuesi Benjamin Sesko që luan me Leipzig është një emër në listë. Ai mund të largohet nga klubi për shkak të klauzolës së tij të lirimit (80 milionë euro).

Sulmuesi tjetër për të cilin janë të interesuar është Hugo Ekitike, një lojtar i talentuar francez, që gjithashtu luan në Gjermani. Ai do të largohet nga Eintracht Frankfurt verën e ardhshme, por ata do të kërkojnë 80 milionë euro.

United është gjithashtu në kërkim të një mesfushori të ri, kryesisht me tipare sulmuese dhe Kenan Yuldiz i Juventus është një nga emrat që ata po shohin. Një tjetër emër është Xavi Simons nga Leipzig, por gjermanët kërkojnë 80 milionë euro edhe për të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot